Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka njoftuar se sot në objektin e Komunës së Preshevës do të vendoset flamuri kombëtar shqiptar.

Përmes një njoftimi për media Arifi ka thënë se vendosja e flamurit do të bëhet në ora 12:30, një ditë para 28 nëntorit.

”Në godinën e Komunës së Preshevës, nga ora 12:30 do të vendosim flamurin kombëtar. Prandaj, jeni të ftuar të përcjellni si dhe më pas do te jem ne dispozicion për intervista.”, thuhet në njoftim..

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume