“Festa e Ditës së Flamurit – 28 Nëntori është një ndër festat më të veçanta në historinë tonë të lavdishme shqiptare. 28 Nëntori është një rast për të nderuar sakrificën që shumë gjenerata bënë për lirinë dhe për shtetin e pavarur, për përpjekjet e tyre për ta konsoliduar pavarësinë e shpallur të kombit tonë dhe për t’i çliruar trojet e tjera shqiptare.
Sot, jemi krenar që ne si shqiptarë jemi faktorë të rëndësishëm të paqes, të stabilitetit dhe të prosperitetit në rajon dhe më gjerë. Gëzuar 28 Nëntorin!, ka shkruar Kasami në rrjetet sociale.