Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier me të cilin bisedoi për zhvillimet politike dhe të sigurisë në vend e rajon.

Sipas komunikatës nga Presidenca, në takim është biseduar edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, si dhe anëtarësimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare.

Presidentja Osmani ka nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-të, për ta fuqizuar më tej pozitën ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume