Me datë 07.12.2023 në ora 09.40 në Stacionin Policor Gjevgjeli është raportuar se në një shtëpi në fshatin Selemli të Gjevgjelisë është gjetur i vdekur një 43 vjeçar.

Mjeku i Emergjencës në Gjevgjeli ka konstatuar vdekjen e tij, ndërsa ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme në Gjevgjeli ka kontrolluar vendin.

Me urdhër të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike në Gjevgjeli, trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume