Mospjesëmarrja e mundshme e VMRO-DPMNE-së në Qeverinë teknike do të ishte kërkesë për alibi për humbje zgjedhore, deklaroi sot zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski.

“Politikat destruktive të DPMNE-së, bllokadat, tentativat që të frenohet vendi, të bllokohet Kuvendi, i shohim prej vitesh. DPMNE-ja nuk di gjë tjetër, sepse nuk ka ofertë për qytetarët. Nuk janë diçka e re përpjekjet për krijimin e krizës, fola edhe në pres për to. Siç deri tani nuk arriti ashtu nuk do të ketë sukses edhe këtë herë. Nuk do të gjejë alibi, Mickoski e pret humbje të dyfishtë në zgjedhje, ai e di këtë, e di shumë mirë”, tha Kaevski sot në një konferencë për shtyp.

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Naum Stoillkovski dje tha se partia do të bisedojë nëse dhe me kë do të përfaqësohet në qeverinë kalimtare.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume