Gjatë muajit nëntor të këtij viti, zyrtarët policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë – Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Tetovë, në rajonin e gjerë të Tetovës, në 22 veprime kontrolli dhe aktivitete të rregullta, kanë zbuluar dhe sanksionuar ligjërisht gjithsej 1363 kundërvajtje ose 472 më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në aktivitetet e kontrollit të kryera gjatë muajit të kaluar janë përjashtuar nga qarkullimi 58 automjete për shkak të konstatimit të kundërvajtjeve, gjegjësisht mangësi, prej të cilave 38 për shkak të skadimit të regjistrimit deri në 30 ditë dhe mbi 30 ditë dhe 20 për defekt të konstatuara teknike.
Në muajin nëntor janë përjashtuar nga qarkullimi edhe 228 drejtues mjetesh, nga të cilët 134 drejtonin pa patentë shofer, 45 nën efektin e alkoolit, 29 drejtues fillestarë që nuk respektonin kufizimet ligjore për këtë kategori drejtuesish, 13 me ndalesë drejtimi të vlefshëm dhe 7 me kategori të papërshtatshme sipas llojit të automjetit.
Po ashtu, në muajin në fjalë, 3 automjete janë konfiskuar përkohësisht për të regjistrimit të skaduar mbi gjashtë muaj dhe 1 për shkak të zhurmës, janë revokuar përkohësisht 66 patent shoferi dhe 35 leje komunikacioni, ndërsa “Shërbimi merimangë” i Tetovës ka marrë gjithsej 159 vetuara të aprkuara gabimisht, gjegjësisht automjete të parkuara në mënyrë ilegale, më së shumti në zonën qendrore të Tetovës, ku dinamika e përgjithshme e trafikut dhe frekuenca e automjeteve dhe këmbësorëve është më e lartë. Muajin e kaluar (nëntor) janë shqiptuar gjithsej 378 masa për shpejtësi jo të përshtatshme sipas kushtet e rrugës, për tejkalim shpejtësie, si shkelje më të shpeshta këtë vit në rajonin e gjerë të Pollogut, 32 masa për parakalim të paligjshëm dhe 47 për mosdhënie përparësie për këmbësorët.Tetovasot
                                                          ….