Pjesëmarrja e opozitës në qeverisjen teknike do t’i shtojë mundësitë e saj për të kontrolluar dikasteret që mund të keqpërdoren dhe në këtë mënyrë do të kontribuojë në parandalimin e parregullsive të mundshme zgjedhore, shkruan PRESSonline.al

Pasi Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) zyrtarizoi zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryeministër të qeverisë kalimtare që do të formohet njëqind ditë para zgjedhjeve dhe mori mbështetjen e partnerit të koalicionit LSDM, opozitarja VMRO-DPMNE ka rritur dozën e retorikës nacionaliste.

Reagimi i parë nga partia opozitarja VMRO DPMNE ishte se “me emërimin e Talat Xhaferit kryeministër teknik, Maqedonia po kalon në BDIizëm të plotë”. Mirëpo, VMRO-DPMNE nuk hoqi dorë tërësisht nga pjesëmarrja në qeverinë teknike, por, megjithëse kërkoi shfuqizimin e saj, ndërsa lideri i saj Hristijan Mickoski haptas deklaroi se partia dëshiron të pengojë zgjedhjen e një kryeministri shqiptar.

Nga opozitarja VMRO DPMNE thonë se në periudhën e ardhshme do të vendosin nëse do të marrin pjesë në këtë qeveri 100 ditore që do të funksionojë deri në zgjedhje. Nëse ata marrin një vendim pozitiv, në përputhje me marrëveshjen e Përzhinës, ata do të marrin dy poste ministrore – për PUNËT E BRENDSHME dhe për PUNË DHE ÇËSHTJE SOCIALE, si dhe tre zëvendësministra – në ministritë e SHOQËRISË INFORMATIKE DHE ADMINISTRATËS, FINANCAVE dhe BUJQËSISË, shkruan PRESSonline.al

Çështja është nëse VMRO-DPMNE do të hiqte dorë nga këto pozita, si dhe me ketë edhe nga keqpërdorimi i mundshëm i institucioneve për qëllime elektorale?

Pjesëmarrja e opozitës në Qeveri teknike është një metodë kontrolli mbi këto procese, e cila rrit besueshmërinë e procesit zgjedhor. Nëse opozita nuk merr pjesë në këtë qeverisje rriten shanset që aparati shtetëror të keqpërdoret nga pushteti për ryshfet parazgjedhore dhe presion ndaj votuesve, si në ciklet e kaluara zgjedhore.
Në anën tjetër, pjesëmarrja e opozitës në këtë qeveri do të rrisë mundësitë e saj për të kontrolluar dikasteret që mund të keqpërdoren dhe në këtë mënyrë të kontribuojë në parandalimin e parregullsive të mundshme zgjedhore.

LSDM mendon se opozita duhet të marrë pjesë në qeverinë teknike, por nëse ende vendos ta bojkotojë, nuk do të ketë ndryshime në dikastere.
E derisa VMRO-DPMNE është duke menduar për vendimin, LSDM-ja tashmë e ka pranuar zgjedhjen e kryetarit aktual të Kuvendit për kryeministër teknik në 100 ditë para zgjedhjeve që duhet të mbahen në pranverë.

BDI në anën tjetër tashmë është duke u përgatitur për misionin e radhës pas propozimit që Xhaferi të jetë kryeministër teknik. Zëdhënësi i BDI-së dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani tha se misioni i radhës i partisë është presidenti i shtetit.