Kryediplomati Bujar Osmani ka përgënjeshtruar raportimet se me emërimin e Kryeministrit të parë shqiptar do të ketë ndryshime të ministrave të BDI-së.

Postimi i plotë i ministrit Osmani:

Përgënjeshtrime

Në lidhje me disa raportime mediatike se me emërimin e Kryeministrit të parë shqiptar do të ketë ndryshime të ministrave të BDI-së, njoftoj opinionin se këto pohime janë të rreme, të pabaza dhe si të tilla dëmtojnë dukshëm besimin e qytetarëve te këto media.
Talat Xhaferi do të emërohet Kryeministër dhe nuk do të ketë ndryshime të tjera në resorët që drejtohen nga kuadrot e BDI-së.
BDI i mbetet konsekuente premtimeve të dhëna para qytetarëve dhe vizionit për barazi të plotë në vend.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume