Mëngjesin e sotëm më ftohtë ishte në Llazaropolë, respektivisht minus tre gradë, ndërsa më ngrohtë ishte në Vinicë, tre gradë Celsius.
Siç bëri të ditur DPHM, deri në orën 07:30, minus dy gradë janë matur në Berovë, minus një në Manastir dhe Kriva Pallankë, zero gradë në Shkup – Petrovec, Tetovë, Hanet e Mavrovës, Prilep, Strumicë, një në Pretor, Dibër, Shtip, Demir Kapi, Gjevgjeli, Kavadar, Veles dhe dy gradë në Shkup – Zajçev Rid, Kodër të Diellit, Ohër dhe Krushevë.
Shtresa e borës mëngjesin e sotëm në Kodër të Diellit, sipas matjeve të bëra në orën shtatë, arrin katër centimetra.
Paradite në pjesët perëndimore dhe lindore do të kemi mot me kushte për shi të dobët lokal, ndërsa nëpër disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës me diell dhe me mjegull, ndërsa në pjesët perëndimore me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të lëvizë prej 8 deri 15 gradë Celsius.
Në Shkup paradite me kushte për paraqitje të mjegullës, gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Temperatura maksimale do të lëvizë deri 10 gradë.
Deri të enjten do të mbajë mot kryesisht stabil me paraqitje të mjegullës nëpër lugina
Nga pasditja e së enjtes deri të shtunën do të mbajë mot pjesërisht i vranët me reshje shiu dhe bore në zonat malore.
Të premten dhe të shtunën do të fryjë erë e fortë veriore dhe reshjet në vendet më të larta do të kalojnë në borë. Temperatura do të shënojnë rënie.