“Punonjësit e mediave të lirohen nga pagesa e kontributeve, me përjashtim të Radio Televizionit Publik RTVM dhe agjencisë shtetërore të lajmeve MIA, sepse marrin para nga buxheti i shtetit, është propozim-amandamenti për buxhetin për vitin 2024 që VMRO-DPMNE planifikon ta dorëzojë”, njoftoi sot lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Sipas tij, bëhet fjalë për marrjen e rreth 28 për qind të pagës bruto, duke pasur parasysh se do të mbetej për t’u paguar vetëm tatimi personal.

Kjo, sipas tij, do të mundësonte parakushte reale për ngritjen e pagave në industrinë mediatike.

“Fjala është për të punësuar në të gjitha mediat, si në televizion, media e shkruar dhe radio, por edhe për punonjës në portalet e internetit. Gjithashtu, propozimi vlen për të gjithë punonjësit, jo vetëm për gazetarët. Nuk do të ketë ndarje të mediave dhe nëse disa konsiderohen kritikë apo proqeveritar, kjo do të vlejë për të gjithë”, thotë Mickoski.

Sipas kreut të VMRO-DPMNE-së, në nivel vjetor është një shumë totale prej rreth dhjetë milionë euro.

Nëse ky propozim nuk pranohet nga Qeveria dhe mazhoranca aktuale, VMRO-DPMNE kur. do ta formoj Qeverinë e ardhshme, kjo do të ndodhë gjatë ribalancit të parë në korrik 2024, që mediat të lirohen nga këto detyra.