Në një epokë të zhvillimit të shpejtë teknologjik, dixhitalizimi i arsimit nuk është çështje e zgjedhjes. Kjo është një komponent e rëndësishëme e procesit të transformimit dixhital të shoqërisë dhe për Qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës një përcaktim i lartë strategjik.Pasi dixhitalizuam disa shërbime dhe . Pasi dixhitalizuam disa shërbime dhe procedura për realizimin e disa të drejtave dhe ju kemi dhënë mbështetje për modernizimin e TI-së dhe infrastrukturës së rrjetit në shkolla,, jemi fokusuar në atë edhe tekstet shkollore të marrin versionin e tyre të cilësisë së lartë dixhital, si opsion e cila në çdo moment do të jetë në dispozicion të nxënësve ,krahas teksteve shkollore të shtypura që do të vazhdojnë të marrin nëpër shkolla.
Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në promovimin e sotëm të teksteve shkollore të para interaktive të dixhitalizuara për klasat e katërta, të pesta dhe të gjashta, të bëra në kuadër të fazës së parë të procesit të dixhitalizimit të teksteve shkollore që Ministria e Arsimit dhe Shkencës. filloi këtë vit dhe do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme
„ Këto nuk janë tekstet shkollore klasike të shtypura të konvertuara në format PDF, por tekste shkollore me shumë elementë multimedialë si video, foto, ilustrime, kuize dhe përmbajtje të tjera që e bëjnë procesin e përvetësimit të njohurive më interesant për të rinjtë, dhe për këtë arsye edhe më efektive. Ato janë në përputhje me programet mësimore dhe standardet kombëtare për arritjet e nxënësve në arsimin fillor. Ato janë të vendosura në platformë të veçantë, stabile, nastava.mk, dhe janë të disponim në çdo kohë dhe nga çdo vend ku mund të vendoset lidhje e internetit”, tha Shaqiri.
Ai informoi se në periudhën e kaluar aplikimi i tyre është testuar në disa shkolla dhe se reagimet e mësimdhënësve dhe nxënësve janë jashtëzakonisht pozitive.
„ Bëhet fjalë për tekste shkollore për të gjitha lëndët nga klasa e katërt, e pestë dhe e gjashtë në të gjitha gjuhët mësimore. Nuk kemi vendosur të digjitalizojmë tekstet e klasave të ulëta. Respektojmë rekomandimet pedagogjike, sepse kjo është periudha për zhvillimin e qëndrimit të fëmijëve ndaj librit dhe fjalës së shkruar. Dixhitalizimi i teksteve do të vazhdojë edhe në vitet në vijim, gjegjësishtë si do të miratohen dhe shtypen tekstet e reja, sipas planit për reformën e arsimit fillor që është në rjedhë , kshtu ata do të marrin edhe version dixhital cilësor me përmbajtje të pasur multimediale”, shtoi ministri.
Shaqiri tha se MASH dhe Qeveria mbeten të fokusuara në ndjekjen e trendeve,rjedhave dhe standardeve globale ,lidhur me pranimin e teknologjive, mjeteve dhe pajisjeve të reja të informacionit dhe komunikimit dhe aplikimin e tyre në sistemin edukativo arsimor kombëtar, sepse, siç tha ai, dixhitalizimi sjell përfitime të shumta dhe të gjithë jemi mjaft të vetëdijshëm dhe kemi përjetuar sesi inovacionet teknologjike lehtësojnë funksionimin e përditshëm.
Tekstet e dixhitalizuara interaktive janë përgatitur nga shtëpia botuese “Trimaks”, e cila është përzgjedhur me procedurë të prokurimit publik dhe e cila i ka plotësuar në kohë obligimet e kontratës .