Në seancë të fundit qeveritare, Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, dhe kryetari i grupit punues, Akademik Vllado Kambovski, prezantuan Strategjinë për Zhvillimin e Sistemit të Drejtësisë për periudhën 2024-2028. Ky udhërrëfyes strategjik ka për qëllim rikthimin e besimit të qytetarëve te gjyqësori dhe ka patur miratimin e plotë nga autoritetet qeveritare. Strategjia, e përgatitur nga një grup punues nën drejtimin e Akademikut Kambovski, është një dokument i cili parashikon reforma thelbësore për të ndryshuar dhe përmirësuar sistemin e gjyqësorit në vend.

“Ky është dokument strategjik i cili miratohet me qëllim të përcaktimit, planifikimit dhe zbatimit të politikave për zhvillimin e mëtejshëm të sistemit të gjyqësorit. Krahas çështjeve që lidhen me gjyqësorin, Strategjia parashikon edhe një sërë masash në fusha të tjera të rëndësishme për ushtrimin e funksioneve të sistemit të gjyqësorit dhe realizimin efikas të të drejtave të personave fizik dhe juridikë pranë organeve gjyqësore. Qëllimi kryesor është respektimi i parimit të sundimit të ligjit dhe kthimi i besimit të qytetarëve”, thar Lloga.

Kryetari i grupit punues, Akademik Vllado Kambovski theksoi se jemi në një kohë kur para nesh është fillimi i negociatave me BE-në, e pa progres në atë klaster nuk mund të zhvillohen negociata. Si faktor kryesor të rrezikut për zbatimin e Strategjisë, ai theksoi se ardhmja e vendit tonë varet nga zhvillimi i gjyqësorit. Strategjia tërësisht është e harmonizuar me rekomandimet e Misionit Vlerësues për Këshillin Gjyqësor. Në të janë parashikuar aktivitete për forcimin e zgjedhjes, procedurës disiplinore dhe shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë. Po rritet transparenca e dy këshillave me mbajtjen e seancave publike që do të kenë transmetim të drejtpërdrejtë.

Ndër ndryshimet ligjore të parapara, përfshihen ndryshimet në Ligjin për Këshillin Gjyqësor dhe Ligjin për Këshillin e Prokurorëve Publikë. Po ashtu, do të precizohet procedura për zgjedhjen e prokurorit publik të PTHPNKKO-së. Për të forcuar kapacitetet, janë planifikuar aktivitete të ndryshme për Gjykatën Supreme, prokuroritë publike dhe gjykatat, duke përfshirë përmirësimin e sistemit AKMIS dhe sistemin e menaxhimit të lëndëve në prokuroritë publike.

Strategjia ka një përputhje të plotë me rekomandimet e Misionit Vlerësues për Këshillin Gjyqësor dhe është dorëzuar për mendim në Komisionin Evropian më 27.11.2023. Në planin legjislativ, pritet miratimi i një kornize ligjore për materienpenale dhe civile, duke përfshirë edhe një Kodi të ri Pen.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume