Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar mëngjesin e sotëm, nisjen e Vitit të Ri 2024.

I izoluar në banesën e tij dhe i braktisur nga të gjithë, Berisha ka ndarë një foto teksa troket gotat e shampanjës me bashkëshorten e tij Liri Berishën, nga arresti i shtëpisë, ku ndodhet pas vendimit të GJKKO.

“Gëzuar miq. Shqipëria u gdhi sot si Bjellorusia!

Por Viti i Ri është fillim i ri, shpresë e re. Betejë pa kthim. Fitore”, shkruan ish-kryeministri në Facebok.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume