GLIGOROV MIDIS DEMOKRATIT DHE DIKTATORIT                            

Shumë mirë më kujtohen detajet e asaj “mbledhjeje kaotike” në Kuvendin e Maqedonisë në vitin1993, (ashtu siç edhe sot e kësaj dite e quan ministri i parë për punë të jashtme Denko Maleski) gjatë debatit për hryrjen e vendit në OKB me referencën Ish Republika jugosllave e Maqedonisë kur ai për herë të dytë dha dorëhjekje nga funksioni ministër i jashtëm duke mos  theksuar se dorëhjekja është e parevokueshme, siç shkruan ai.

Përkundër”gabimit “të qëllimtë ( dorëhjekja e parë nuk iu pranua), ministri shkruan se të nesërmen nga  zyra e tij e profesorit në Universitetin Shën Kirli e Metodi i ka ndjekur ngjarjet “kaotike” dhe diskutimet pa lidhje të deputetëve të  të cilët një ditë para kësaj për shkak të lidhjeve të tia sentimentale për jetën e përbashkët në Jugosllavi dhe mosgadishmërinë e tij psikike që Maqedoninë ta sheh jashta federatës jugosllave.

 “OAZA E PAQËS” E GLIGOROV-it

Një lidhje të tillë sentimentale me Jugosllavinë ndjente edhe mësuesi i tij Gligorov,por ai kishte  të drejtë sepse disa decenie ka qenë funksionari lartë jugosllav (mes tjerash edhe kryetar i Kuvendit jugosllav) dhe pas ngjarjeve të Bit Pazarit me kujdes i zbatonte këshillat e ministrit britanik të punëve të jashtme Dagllas Herd që Maqedoninë ta mbajë sa më afër Jugosllavisë.

 Nxënësi i tij Maleski i cili me vite e këshillonte Gligorovin, më vonë edhe disa të tjerë, mes tjerëve edhe Pendarovskin ( me të cilin, siç shkruan , rrallë është takuar) njësoj si edhe shumë analitstë  dhe bashkëpunëtorë tjerë të tij një kohë të gjatë shpërndanin  himne lavdie dhe gënjeshtra se Gligorov ishte demokrat dhe një strateg nën thuprën e tij të dirigjentit Maqedonia në zemrën e Ballkanit të turbulluar, u bë “oaza e paqës”.

Për fat të keq edhe një numër i vogël i politikanëve shqiptarë që kishin qenë në shërbim në administratën jugosllave  ose nën influencën politike të tij Gligorovine konsideronin për mesi dhe filluan të punojnë kundër “radikalëve” shqiptarë

Me këto atribute kushtuar Gligorov-it u synua të vihen nën hije ngjarjet e përgjakshme të Bit Pazarit, 9 korriku i Gostivarit, intervenim policor në Reçicë të vogël për UT me ç’rast u vranë diku dhjetë shqiptarë në mesin e të cilëve me gabim edhe një maqedonase me pa fajin e tyre por me fajin e institucioneve të shtetit duke  dashur të mbulojnë korrupsionin e  funksionarëve të lartë (Makedonia tabak-Bit Pazari)pastaj mosgatishmëria psikike e Gligorov të ndërtojë një shoqëri të qytetarëve të barabartë me të drejtë shkollimi sipëror në gjuhën shqipe dhe respektin e simbole kombëtare.

Mbi të gjitha Gligorov gojëmbël më tepër egzaltohej të përdor fuqinë për zgjidhjen e problemeve të brendëshme, se sa zgjidhjen e tyre me dialog. Pyetjes së ish presidentit Trajkovskise si ta zgjidhë  krizën në vitin 2001, Gligorov i përgjigjet: “Ky është një okupim klasik dhe puna duhet t’i lehet armatës…(Makedonija e se shto imame,fq 589).  Kjo ka qenë në kundërshtim madje edhe me sugjestionet e “mikut tonë tradicional Rusisë” siç shkruan Gligorov, e cila  që në fillim të krizës doli me kërkesë të mos shkohet në konfrontim ushtarak që të mos vijë në konfrontim ushtarak dhe të vijë në luftë qytetare sepse kjo mund ta kërcënoj paqën në tërë regjionin.  Porosia ruse ka qenë që të gjehen rrugë politike për zgjidhjen e krizës, dialog( i ndërsjellë (Po aty fq. 507dhe 599)

Për  nënshkrimin e Marrëveshtjes së Ohrit Gligorov shkruan se “…ajo nuk është marrëveshtje me peshë juridike,por një marrëveshtje e katër liderëve nënshkrues të katër partive me influencë politike në Republikën e Maqedonisë prej tëcilëve vetëm lideri i VMRO-DPMNE ka funksion shtetëror-kryeministër i Qeverisë. Nisur nga kjo marrëveshtjet partiake nuk e obligojnë shtetin (Po aty,602)

Megjithate Gligorov për nxënësin e tij Maleski ka qenë njeri të cilit “politika i ka qenë në kocka” dhe njeriu i cili ka ditur të balancojë midis maqedonasve të nxehur dhe shqiptarëve.Ja,si: “Kur gjatë zgjedhjeve të para demokratike Gligorov u ballafaqua me maqedonasit kokënxehur nga Tetova dhe Gostivari të cilët i humbën  zgjedhjet, dhe u deshë t’i lëshojnë funksionet, ai vendosi mos t’i pranojë zgjedhjet dhe të instalojë njëfarë administrimi të përkohshëm të dhunshëm deri në qetësimin e emocioneve”

“Demokrati “ në kompetencën e të cilit nuk është të mos i pranojë rezultatet e zgjedhjeve dhe të imponojë një administrim të dhunshëm në terminologjinë politike nuk quhet demokrat por diktator.

Gligorov padyshim ishte diktator.

Këtë konstatim timin mund ta arsyetojë edhe me fjalitë e Maleskit si vijojnë:

“Para portave të OKB-së Gligorov luajti më sigurt: më mirë një bilbil në dorë se sa një pëllumb në degë. E tejkaloi parlamentin dhe e shtyri vendin në organizatën botërore të shteteve”,

Pikërisht ky tejkalim i parlamentit(ku shprehej vullneti i popullit) solli që lufta politike për pranimin e Republikës së Maqedonisë të zgjasë mbi 30 vite.

 

 

Kiro Gligorov dhe Sali Berisha

Me  fillimin e funksionimit të institucioneve demokratike në të dy vendet (në Shqipëri një vit më vonë) dhe me largimin e Ramiz Alisë nga skena politike dhe ardhjen e Sali Berishës në pushtet pati një bashkëpunim të ngushtë midis dy presidentëve Gligorov-Berisha.

Në fillim delegacione qeveritare dhe parlamentare gjatë vizitës në Maqedoni së pari takoheshin me partitë maqedonase pastaj me PPD-në. Pas reagimit tonë se kjo nuk është në rregull delegacionet qeveritare e parlamentare shqiptare së pari takoheshin me PPD-në pastaj me maqedonasit.

Gligorov, duke patur parasyshë peshën e faktorit politik shqiptar PPD-së zhvilloi  marrëdhënie të mira bashkëpunimi me Ibrahim Rugovën i cili të vetmen rrugë për të dalë në Evropë e kishte Maqedoninë sepse Millosheviqi e kishte suprimuar Autonominë e Kosovës.

Bashkëpunimi i ngushtë Gligorov-Nevzat Halili-Berisha filloi të ndërpritet me shpalljen e Referendimit për Autonomi politike e territoriale të shqiptarëve në Maqedoni.

Ky veprim politik nuk i erdhi mirë as Gligorovit dhe as Berishës. Përveç një përkrahjeve sa për sy e faqe Kuvendi i Shqipërisëas debatoi e as e njohu Autonominë e shpallur tashmë. Sigurisht se nga presionete mëdha të bashkësisë ndërkombëtare.

Pas disa punëve të mira që Berisha i bëri në favor të arsimit shqip në Maqedoni duke i hapur universitetet shqiptare për shkollim të studentëve nga Maqedonia, Berisha me qëllim që ta rrëzojë nga froni liderin deri atëherë të pakontestueshëm ndër shqiptarë Nevzat Halili me forcë dhe në  mënyrë jashtëstatutare, ndërhyri në  strukturën politike të PPD-së dhe i bëri dëme të papërmirsueshme sot e kësaj dite organizimit politik të shqiptarëve në Maqedoni.

Me këtë rast dhelpnaku Gligorov mëshehtazi padiktueshëm e ndihmoi Sali Berishën në shkatrimin definitiv të PPD-së.

Takimin e tij në Ohër me Sali Berishën Gligorovi e bëri sy më sy dhe pa praninë e përfaqsuesve të PPD-së të cilët nëpërmjet të televizionit satelitor i cili finansohej edhe nga taksat e shqiptarëve të Maqedonisë i shpalli tradhëtarë.

Pas Kongresit të përçarjesnsë PPD-së  Berisha takohej vetëm me politikanë maqedonas dhe refuzonte të takohej me nënkryetarin e Qeverisë Beqir Zhuta nga PPD-ja ndërsa kryeparlamentari shqiptar Pjetër Arbnori në një takim me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë Stojan Andov si kusht për bashkëpunimin e dy parlamenteve e ka vënë burgosjen e deputetëve shqiptarë të PPD-së (Andov-Na moj nacin).

Me qëllim që t’i zbusim marrëdhëniet e acaruara nga ambasadori gjerman Geert Ahrens kërkova një ndërmjetësim brenda shqiptarë me Saki Berishën kur ai  si ambasador i OSBE-së në Shqipëri pritej të shkojë në Tiranë.

Pas vizitës në Tiranë ambasadori Geert Ahrens i njohur si ndërmjetsues i bisedimeve midis Qeverisë së Maqedonisë dhe PPD-PDP-së 1992-1993, u kthye në Tetovë dhe më informoi se presidenti Berisha nuk pranon bisedime me PPD-në.

Në librin e tij Diplomacy on the Edge,fq 431 ambasadoriAhrens shkruan:”…Berisha refuzoi të pranonte liderin “e moderuar” parlamentar të PPD-së Muhamed Halili i cili kërkoi nga unë ta ngrejë çështjen në nivel të lartë me presidentin shqiptar. Unë e bëra këtë në një bisedë nëntëdhjet minutëshe në Tiranë më 6 janar 1994. Berisha më tha  mua se të ashtuquajturit e moderuar janë ”të pamoralshëm” sepse ata kanë qenë të involvuar në tregtinë me armë…” (Afera e armëve-shënimi ynë).

                                                          -vazhdon-

,