Deri në fund të javës, 7 janar, studentët që deri tani nuk kanë arritur të paraqiten dhe të realizojnë të drejtën e shujtës së subvencionuar, munden ta bëjnë nëpërmjet portalit “e-shërbime” të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Për këtë masë mund të paraqiten të gjithë studentët të cilët i plotësojnë kushtet e radhës: Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të jenë studentë të rregullt në studimet deridiplomike në universitetet shtetërore ose private, të mos jenë në marrëdhënie pune, të mos jenë të regjistruar si bujq individual dhe të mos kenë të ardhura mujore në çfarëdolloj baze më të madhe se paga minimale.

Gjatë paraqitjes, studentët duhet të plotësojnë, nënshkruajnë dhe t’i ngarkojnë dy dokumente: Paraqitje për përfitimin e të drejtës për shujtë të subvencionuar studentore dhe Deklaratë për saktësinë e të dhënave të shkruara të cilat mund të shkarkohen: këtu.

Do kandidat mund ta verifikojë paraqitjen e dorëzuar në “e-shërbime”, në aplikacionin elektronike në menynë “Aplikimet e mia”.