VOZITJA NË KUSHTET ME BORË DHE AKULL NË RRUGËT

Këto ditë karakterizohen nga ulja e temperaturave dhe reshjet e borës. Prandaj KRSKRR-ja kujton domosdoshmërinë e vozitjes së kujdesshme dhe përdorimit të pajisjeve dimërore për automjetet. Para se të niseni për në destinacionin e parashikuar, përgatiteni automjetin dhe përshtatuni me kushtet e rrugës në dimër. Përdorni pajisje dimërore dhe kontrolloni antifrizin, karburantin, fshirëset dhe lëngun e fshirësve të xhamit të përparmë, akumulatorin dhe gomat. Gjithashtu, rekomandojmë që të siguroni edhe mjet për shkrirjen e xhamit dhe bravave, si dhe lopatë, fshesë, karikues telefoni, etj.
KRSKRR-ja rekomandon vozitjen e mjeteve motorike me përgjegjësi, duke i marrë parasysh kushtet e reshjeve të borës, mjegullës, rrugëve të lagështa dhe të rrëshqitshme, të cilat do të kontribuojnë në rritjen e sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion. Hulumtimet tregojnë se kushtet e pafavorshme të motit mund të rezultojnë në ulje të dukshmërisë, shpërqendrim të shoferëve, zgjatje të distancës së frenimit të automjetit, etj. E gjithë kjo mund të rrisë kohën e reagimit të shoferëve për 13 deri në 75%, duke e rritur mundësinë e aksidentit në komunikacion. Konsiderohet se në kushtet e dimrit dhe reshjeve të borës në rrugë, reagimet e shoferëve ngadalësohen për 34%.
Prandaj KRSKRR-ja bën thirrje: Përdorni pajisje dimërore dhe përshtateni vozitjen sipas kushteve të rrugës. Le të kontribuojmë të gjithë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume