Televizioni “Klan Maqedoni” ka pronar të ri që periudhën në vijim do të formalizohet dhe zyrtarizohet.

Siç mëson INA, janë kompania e Devollëve nga Kosova që janë blerësit e këtij televizioni, ashtu që kompania e mirënjohur kosovare, pas Klan Kosova tanimë do të posedoj edhe Klan Maqedoni.

Përpos tyre përmenden si blerës edhe aksionarë tjerë, por ajo që dihet se menaxhimin e kësaj TV-je do ta ketë menaxheri i njohur i shoubizit, Faton Shoshi. TV Klan Maqedoni deri tani ka qenë pjesë e Klan Shqipëri në pronësi të biznesmenit Aleksandar Frangaj, por edhe me aksione të një kompanie vendore.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume