Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut po mbahet seanca e 139-të në të cilën konstatohen dorëheqjet e kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi tha në fjalimin e tij se përkrah zgjedhjen e deputetit Jovan Mitrevski në krye të kuvendit, duke numëruar dhe arsyet se përse i njejti është njeriu i duhur si kryekuvendar.

“Për kolegun Mitrevski jam bindur gjatë aktivitetit politik në kapacitetin e tij si politikan, si profesionist, gjithmoën ën shërbim të qytetarëve. Kuvendi është shtëpia vendimarrëse e të gjithë qyetarëve, ndaj duhet të angazhohemi gjithmonë në të mirë të qytetarëve, për një ardhmëri më të mirë dhe drejt një ardhmërie europiane. Për fat të keq në vitet e fundit Kuvendi ka pasur dhe momente të errëta që nuk duam t’i kujtojmë, mirëpo vetëm duke mos i harruar të njejtat kuptojmë se sa e kemi avancuar debatin dhe vendimet që dalin nga ky vend. Ndaj jam i kënaqur që z.Mitrevski të zgjidhet kryetar kuvendi, sepse bashkë kemi punuar në shumë procese progresive për vendin”, deklaroi Ademi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume