Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se gjatë takimit me kryeministrin e vendit, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin, kanë folur edhe për vendimin e BQK-së për ndalimin e përdorimit të dinarit serb.

Lajçak po ashtu bëri të ditur se gjatë takimit u fol edhe për agresionin e Serbisë të 24 shtatorit, teksa tha se për sulmin terrorist, përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë.

“E kemi përmendur këtë çështje në lidhje me vendimin e BQK-së por nuk dua të veprojë si zëdhënës i qeverisë. Nesër do të kuptoni më shumë për këtë”.

“Sulmi i Bajnkës diskutohet në çdo takim prej se ka ndodhur dhe e kam ngritur edhe dje në Beograd sepse natyrisht, publiku evropian dhe shtetet anëtare të BE-së presion pasojat dhe personat përgjegjës të sillen para drejtësisë”, tha Lajçak, njofton Klankosova.tv.

Ai foli edhe për hetimet që po kryhen për sa i përket agresionit të 24 shtatorit, duke thënë se Bashkimi Evropian nuk është duke kryer hetime por vetëm po merr informata.

“Kur flasim për hetimet, unë nuk jam adresa e duhur pasi nuk ka hetime që udhëhiqen nga BE-ja, por vendet janë duke i bërë hetimet e veta. Bashkimi Evropian nuk po bën hetime por vetëm po merr informata nga partnerët”, tha Lajçak.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume