Zv/kryeministrja për qeverisje të mirë Sllavica Gërkovsa, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se është e turpshme dhe nuk e di se deri ku do të shkohet nga ana e gjyqësorit me injorimin e fakteve dhe argumenteve dhe të mos procesuohen.

Gërkovska tha se me Ligjin për masa restriktive nuk shkelet kushtetua dhe as pavarësia e shtetit.

“Vet fakti që edhe Nikolla Gruevski doli me koment për Ligjin, tregon se sa në thelb propozimi dhe iniciativa e prek qëllimin. Profilet e tilla të njerëzve ndihen të kërcënuar se më në fund zgjidhje të tilla do të mundësojnë që të ketë rezultat për procedurat e tyre dhe është e dukshme se persona e tilla e nënkuptojnë sovranitetin që të mund në mënyrë sovrane t’i vjedhin qytetarët tanë”, deklaroi Gërkovska.

Ajo tha se çdoherë kur ka propozime të tilla paraqitet një grup i njerëzve dhe makineri e cila kundërshton. Sipas saj, janë këto struktura që frikësohen se mund të arrij drejtësia tek ta.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume