Izet Mexhiti sonte ka prezentuar disa prurje të reja në LD. Sonte ka qëndruar në Saraj ku ka qenë bastion i Blerim Bexhetit. Siç shihen në foto janë njerëz të Blerim Bexhetit që bashkangjiten me Izet Mexhitin.

“Rrugëtimi ynë i sinqertë vazhdon!

Sonte për koordinator të Lëvizjes Demokratike për Degën Saraj caktuam Muhamed Elmazin, këshilltar në Qytetin e Shkupit, ekonomist dhe aktivist i dëshmuar politik. Për zëvendës koordinator caktuam Muhamed Ramën, kryetar i Këshillit të Komunës Saraj, magjistër i shkencave politike dhe aktivist i dalluar politik.

Drejt fitoreve të reja!” ka shkruar Mexhiti./TS/

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume