Një person i moshës 61 vjeçare ka ndërruar jetë në një motel në Ferizaj. Personi që ka ndërruar jetë është shtetas i Maqedonisë së Veriut.
Izair Samiu nga Shemshova e Tetovës, një nga emrat e mirënjohur të luftërave çlirimtare të UÇK-së në Kosovë dhe më pas Maqedoni.
Për vdekjen e tij ka reaguar edhe bashkëshortja e të ndjerit e cila bëri të ditur se ishte përpjekur ta shpëtonte atë nga vdekja.
Ajo thotë për TS se ka qenë bashkë me burrin e saj në Ferizaj për të pasur takime me disa miq.