Ministria e Shëndetësisë në RMV ka vepruar menjëherë në lidhje me detyrimet ligjore që ka për sa i përket praktikës me pagesë gjashtëmujore të mjekëve të rinj, të cilët do të angazhohen në stacionet e vaksinimit dhe në Ndihmën Mjekësore Urgjente pranë qendrave shëndetësore në të gjithë vendin, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Komisioni Kombëtar i Imunizimit rekomandon në përfundimin e tij që në procesin e imunizimit të përfshihen sa më shpejt mjekët e rinj, pra mjekët që kryejnë praktikën e detyrueshme pas diplomimit të përfshihen në kërkimin e fëmijëve të pavaksinuar, thirrjen e tyre, si dhe regjistrimin e të vaksinuarve në sistemin elektronik, ndërsa nga ana tjetër, mjekët që kryejnë praktikë me pagesë pas marrjes së licencës duhet të përfshihen edhe në zbatimin e vaksinimit në ato pika vaksinimi ku ka nevojë për staf shtesë, të gjitha me qëllim zbatimi i qetë i vaksinimit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Lidhur me këtë konkluzion të Komisionit Kombëtar për Imunizimin, siç shtojnë nga atje, ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri njoftuar Qeverinë, pas së cilës është dërguar në Ministrinë e Financave dhe pritet një përgjigje nga Komisioni për Antikorrupsion për shkak se, siç theksohet në komunikatë, është periudha parazgjedhore.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume