Sonte, një delegacion i lidershipit të Alternativës, i kryesuar nga kryetari Afrim Gashi, qëndroi në f. Pirok, ku u pritën nga strukturat e Alternativës të Komunës së Bogovinës dhe qytetarë të tjerë.

Përmes një bashkëbisedimi miqësor, drejtuesit e Alternativës folën për aktualitetin politik dhe shpjeguan se koalicioni VLEN po hy në zgjedhje si favorit që përfundimisht ta sjellë ndryshimin e shumëpritur në kampin politik shqiptar.

Kështu, edhe sonte, u dëshmua se orteku i koalicionit ka marrë të mbarën dhe fitorja po duket në horizont.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume