Kryetari i Komunës së Tetovës Bilalli Kasami, në prag të zgjedhjeve ka premtuar ndërtimin e rrugës së buqieve. Edhe pse gati 3 vite nuk e ka ndërtuar ai sot pronarëve të lokaleve në këtë rrugë ju tha se shumë shpejtë do të ndërtohet kjo rrugë.
“Me pronarët e lokaleve të rrugës së butiqeve dhe banorët e kësaj ane diskutuam për problematikat e kësaj rruge. Banorëve dhe pronarëve ju kumtova lajmin se shumë shpejt do fillojmë me punë në këtë rrugë.
Kalldërma, ndriçim publik, ulëse publike dhe drunj të rinj, për t’ja rikthyer tradicionalen e munguar qytetit!”, ka shkruar Kasami.
Vlen të thekësohet se Kasami ka premtuar se do ta bëjë Qendrën e Tetovës, shumë parkingje nëntokësore dhe garazhe në kate shumë çerdhe dhe shkolla, por deri tani asnjë premtim i tij në është realizuar përpos që komuna e Tetovës është stërmngarkuar me militant që marrin paga me kontrata në vepër./TS/