Me datë 08.03.2024 në ora 19:40 në zonën e Bit Pazarit në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria S.E.(30) nga Shkupi, ndërsa sot (09.03.2024) në ora 09:25. kanë privuar nga liria I.E.(27), H.E.(48) dhe B.E.(23) të gjithë nga Shkupi, pasi në zonën e Bit Pazarit me një objekt të fortë dhe të mprehtë kanë sulmuar M.A.(33) nga Shkupi duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Pas zbardhjes së plotë të rastit, do të bëhet kallëzim përkatës me procedurë të përshpejtuar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume