Lëvizja BESA e Bilall Kasamit po merr edhe një goditje tjetër në Tetovë. Pas Sellcës, sonte edhe nëndega e kësaj Lëvizje i bashkohet PDE-së së Arjanit Hoxhës, informon TS.
Siç është shprehur kryetari i degës së BESËS në Xhemrëi Imran Isamni se nga sonte ai bashkë me të gjithë anëtarët kalon në PDE-në e Hoxhës.
“Informoj të gjithë shokët dhe përkrahësit se nga sot nuk jam kryetar i Lëvizjes BESA në Xhermë dhe bashkë me gjithë strukturën bashkangjitemi me lalën Rafiz Medija për të vazhduar angazhimin tonë politik me kryetarin Arjanit Hoxha në kuadër të Partisë Demokratike Evropiane” ka shkruar Imran Ismani.
Ndryshe vlen të thekësohet se në Lëvizjen BESA ka shumë paknaqësi pasi Kasami ka bërë pazarë të ulta me Arben Taravarin, Izet Mexhitin dhe Afrim Gashin pasi në listë për deputet do të jetë vetëm një kandidat fitues i kësaj partie. /TS/