Ka filluar pastrimi i tabelave të vendbanimeve në shqip dhe serbisht në veri.

Punonjësit e Ministrisë së Infrastrukturës së Kosovës, e cila është përgjegjëse për mirëmbajtjen e këtyre rrugëve, deri më tani kanë pastruar tabelat që u lyen me bojë dhe Grabovc, raporton Kossev.

Tabelat pritet të pastrohet të gjitha sot deri në Jarinj.

Tabelat e reja dygjuhëshe të komunikacionit, në shqip dhe serbisht, janë vendosur rreth pesë ditë më parë. Mirëpo, në më pak se 24 orë emrat në shqip u lyen me bojë të zezë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume