Ajo është 23 vjeçe dhe prej disa kohësh jeton në Shqipëri. Puna e saj është eskortë, dhe në këtë mënyrë fiton, në rastin më të keq 4 ose 5 mijë euro, dhe në rastin më të mirë, fiton 8-9 mijë euro.

23-vjeçarja ka bërë një rrëfimi ekskluziv në emisionin me “MeKast” në Top Channel, ku tregon sesi e nisi këtë punë dhe pse ka zgjedhur ta bëjë.

Ajo ka treguar se ka pasur një fëmijëri shumë të mirë, dhe se prindërit nuk e dinë se çfarë punon.

“Kam prindër të shkëlqyer, por nuk e dinë se çfarë pune bëj, mendojnë se punoj në një klub nate”, ka deklaruar ajo.

E pyetur se sa paguhet në muaj, 23-vjeçarja ka thënë se më së paku 4 mijë euro e më së shumti i ka ndodhur t’i fitojë 30 mijë euro.

“Kur nuk është muaj i mbarë 4 ose 5 mijë euro, në muaj të mbarë 8-9 mijë euro. Ose kur të bie jackpot siç fitova 30 mijë. Një klient me mori për 1 muaj. Familjes i dërgoj 400-500 euro”, ka thënë ajo.

E pyetur se si filloi, ajo ka thënë se e nisi në një klub nate.

“Punoja në një klub nate dhe aty njoha disa burra të pashëm, më pyetën sesa doja dhe kështu nisi. Në fillim shkoja me njerëz që i pëlqeja, pastaj paratë ishin bonus. Klienti i parë më dha 500 dollarë. Më duheshin para, dhe seksi ishte i mirë. Isha 18 vjeçe kur nisa të bëj seks për para”, ka thënë ajo.

VIDEO

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume