Brazili ka shënuar fitore në miqësoren “e luksit” ndaj Anglisë.

Përballja mes dy prej fuqive kryesore në botën e futbollit u vendos me vetëm një gol.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Wembley” të Londrës dhe u mbyll me rezultatin 0:1.

Endric (80′) shënoi golin e fitores për brazilianët.

Anglia pas tre ditësh do të zhvillojë miqësoren e radhës, sërish si vendase ndaj Belgikës.

Brazili do të luajë sërish në udhëtim, ku pas tre ditësh do të përballet me Spanjën.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume