Urim Saliu
Kur etërit përcjellin bijtë e tyre, një copë të zemrës e varrosin me ta.Kur ata shohin vdekjen e tyre ora ndalet.
Në hyrje të Sllatinës ,tek varrezat e reja , prehet përgjithmonë Burimi i njomë .Tek varri i tij prej mermeri është gdhendur emri i tij prej ushtari ,jeta e të cilit e këput në pranverën e 21 të jetës së tij.
Kur ai iku ,ishte pranverë .Kënga e zogjve nuk dëgjohej nga krismat e luftës .Ai la studimet për tu bashkuar me ushtarët më të mirë për më shumë të drejta.
Ishte ideali i tij i pastër që nuk mundi ta zbrapsë për asnjë çmim.
Tek varri i tij është edhe fotografia që i jep bukuri çdo stine .Ndoshta kur të mbaronte lufta një zemër rinore do ta priste të shkonin drejt altarit, por …Një premtim që u pre në mes , një dashuri që ora e mortjes e ndali dhe dhimbjes iu shtuan përmasat.
Lufta është më e egër se dashuria, është më e pamëshirshme.
Burimi nuk mundi ti veshë kurrë teshat solemne .Ai nuk mundi të merr as diplomën .Vetëm la përgjithmonë në zi të përjetshme një nënë e baba që do digjeshin nga malli për të .
Nijaziu iku me dhimbjen që nuk e mposhti dot .U përpoq kaq tepër ta mbulojë buzëqeshjen ,por ajo ishte e akullt.Mungesa e Burimit e treti para kohe, ia vodhi ditët ose më mirë ia vrau ato secilën ditë nga pak.
Burimi iku, po ëndrra e tij a është përmbushur?!