Pjestarë të policisë të SPB-Tetovë, dje (26-mars) rreth orës 08:20 kanë privuar nga liria 24-vjeçarin M.K. nga një fshat i Tetovës, i cili ishte raportuar nga babai i tij 68-vjeçar se më herët në shtëpinë e tyre familjare e kishte sulmuar fizikisht, si dhe i kishte dëmtuar orenditë e shtëpisë dhe veturën e vëllait të tij. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse. TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume