Kandidati shqiptar për president, Bujar Osmani e ka quajtur ditën e sotme, kur po zgjerohet Fronti europian edhe me një parti turke, si historike.

“Ditë historike. Pas 23 vitesh, Marrëveshja e Ohrit sot po shndërrohet në lëvizje politike. Komunitetet që u fuqizuan nga MO sot janë rreshtuar në një front të përbashkët, rreth FRONTIT EUROPIAN. #Bashkë vazhdojmë kultivimin e demokracisë funksionale multietnike”, ka shkruar Osmani.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume