Policia e Kosovës është në kërkim të personave të dyshuar Ahmet (Ali) Berisha dhe Naim (Ali) Berisha, të kërkuar për veprën vrasje e rëndë që ka ndodhë mbrëmë në Prishtinë.

Sipas Policisë, personat e dyshuar vazhdojnë të ndodhen në arrati. Lidhur me këtë policia kërkon nga qytetarët që për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personave të dyshuar ta ndajnë me policinë.

Policia ka kërkuar ndihmë për të gjetur edhe dy persona të tjerë.

Personat e dyshuar Fitim (Skender) Doda dhe Arijan (Arif) Sijarina, kërkohen për veprën vrasje në tentativë që ka ndodhë me datën 26.03.2024 në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com