Koalicioni opozitar shqiptarë VLEN sonte ka hapur shtabin e saj në Tearcë. Edhe në këtë vendbanim shqiptarë, ashtu si në vendbanimet tjera, ajo që u vërejt është një atmosferë shumë pozitive, ku shumë qytetarë prezantuan në hapjen e shtabit.
Krerët e VLEN-it, para banorëve të Tearcës, u shprehën të bindur në ndryshimin që po ndodhë, duke thënë se nuk ka forcë politike e cila mund ta sjellë këtë ndryshim.
Më 28 prill, fillimisht votohet për kandidatin për president, dhe më pas më 8 maj, sipas tyre, i jepet goditja finale BDI-së.
Deri tani VLEN ka hapur shtabe në Tetovë, Gostivar, Çair, Kumanovë, Kërçovë, Haraçinë dhe vende tjera.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume