Pjestarë të policisë të SPB Tetovë- Njësia Policore Galatë, dje (28-mars) në ora 16:15 dhe 19:30 kanë privuar nga liria personat: E.F.(23), J.M.(18), E.A.(27), A.D.(18). ) dhe I.F.(32), të gjithë nga Dobërdolli i Gostivarit. Ata dyshohet se në periudhën nga data 23 deri më 28 të këtij muaji, nga hambari në pronësi të 38-vjeçarit S.M. nga i njëjti fshat, në mënyrë të paligjshme kanë marrë bagëti dhe më pas ia kanë shitur një personi tjetër nga Tetova. Të njëjtit janë ndaluar në Stacionin Policor-Gostivar dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të përgatiten parashtresat përkatëse. TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume