Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, do të jetë mandatar për përbërjen e Qeverisë së re të Serbisë.

Kjo është bërë e ditur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, shkruajnë mediat serbe.

“I propozoj Kuvendit Kombëtar të Republikës së Serbisë, Millosh Vuçeviqin për kandidat për kryeministër të Republikës së Serbisë”, ka thënë Vuçiq në llogarinë në Instagram.

Vuçeviq është aktualisht ministër i Mbrojtjes, i cili pritet të jetë pasues i Ana Bërnabiqit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume