Një kosovar nga kantoni Vaud i Zvicrës, DJ me profesion, vdiq tragjikisht në një aksident të rëndë me Ferrari të dielën në Italinë veriore. Vetura u copëtua, duke u shpërndanë dhe flakë të mëdha u panë në autostradë. Mediat italiane shkruajnë se Ferrari GT C4 i bardhë kishte qenë duke lëvizur me mbi 200 km/h kur ka rrëshqitur në rrugën e lagësht dhe është përplasur në anësore.

Komuna e Junikut informon se viktima e këtij aksidenti është Hysni Qestaj.

Krahas ngushëllimeve, komuna ka publikuar edhe foton e viktimës së aksidentit.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume