Të enjten është ndarë nga jeta në moshën 21-vjeçare, futbollistin që ishte pjesë e Akademisë së Shënkollit.

Prej 12 ditësh ai ishte koma pasi ishte rrëzuar nga tarraca e një biznesi që ishte në pronësinë e familjes së tij në Torovicë të Lezhës.

Pavarësisht gjithë përpjekjeve maksimale të mjekëve, Çuni ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, duke mos i mbijetuar plagëve të marra në pjesën e kokës.

Lajmi u konfirmua edhe nga akademia e klubit, ku nëpërmjet një postimi prekës, kanë shprehur gjithë dhimbjen për ndarjen nga jeta të talentit Çuni

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume