Prokuroria kërkon arrestimin e xhudistit Akil Gjakova – dyshohet për vepër penale dhunë në familje

Akil Gjakova është i dyshuar për veprën penale, dhunë në familje.

Prokuroria e ka kërkuar arrestimin dhe marrjen e masave ligjore ndaj xhudistit kosovar.

Mirret vesh se Gjakova ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.

Në një përgjigje për Gazetën Express, zëdhënësi i prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi ka dhënë më shumë detaje.

“Prokurori i shetit ka pranuar një procesverbal te një kontesit civil nga gjyqtari dhe është njoftuar nga avokatja e palës së dëmtuar se ka element të veprës penale të dhunës në familje. Menjëherë është autorizuar Policia e Kosovës nga Prokurori i shtetit për arrestimin e të dyshuarit dhe marrjen e masave ligjore ndaj tij”, thuhet në përgjigjen e Nikçit.

Akil Gjakova është njëri nga sportistët më të suksesshëm kosovar, me medalje të shumta nga turnetë më të mëdhenj të xhudos.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume