Ka ndërruar jetë në moshën 62-vjeçare Fredi Mërkuri, ish-futbollist i Butrintit të Sarandës.

Mërkuri dha shpirt në fushën e blertë, teksa po luante në një miqësore të veteranëve të Butrintit, ndaj disa ish-futbollistëve grekë.

62-vjeçari ra pa ndjenja në fushë dhe menjëherë u transportua me ambulancë drejt spitalit, ku as ndërhyrja e shpejtë e mjekëve, nuk mjaftoi për ta rikthyer në jetë.

Lajmi u konfirmua edhe nga klubi sarandiot në rrjetet sociale, ku ndër të tjera shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Fredi Mërkurit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume