Sulmi i mbrëmjes së djeshme erdhi mes kërcënimeve dhe paralajmërimeve, pas shpërthimit të ambasadës iraniane në Siri, ku Irani bën përgjegjës Izraelin.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit, duke thënë se ai u kërkon të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje maksimale.

Ai shprehet se as bota dhe as rajoni nuk mund të përballojnë një luftë tjetër.

“Unë u bëj thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje maksimale për të shmangur çdo veprim që mund të çojë në konfrontime të mëdha ushtarake në fronte të shumta në Lindjen e Mesme. Unë kam theksuar vazhdimisht se as rajoni dhe as bota nuk mund të përballojnë një luftë tjetër.”, shprehet ai në një deklaratë, sipas BBC.

Sulmi i nisur mbrëmjen e djeshme nga Irani drejt Izraelit zgjati për rreth 5 orë, ndërsa ushtria izraelite u shpreh se “99%” e më shumë se 300 predhave të gjuajtura u kapën dhe u ndaluan para se të godisnin vendin. Vetëm një numër i vogël raketash balistike arritën në territorin e vendit, tha zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, kundëradmirali Daniel Hagari.

Sulmi i mbrëmjes së djeshme erdhi mes kërcënimeve dhe paralajmërimeve, pas shpërthimit të ambasadës iraniane në Siri, ku Irani bën përgjegjës Izraelin.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume