Paris Saint-Germaini ka eliminuar Barcelonën nga Liga e Kampionëve, duke përmbysur gjithçka nga ndeshja e parë çerekfinale, e fituar 2:3 nga “Blaugranët” në kryeqytetin francez.

Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique triumfoi sonte me rezultatin 1:4, duke siguruar kalimin në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm 4:6.

Raphinha (12’) kaloi fillimisht në epërsi vendasit, për të cilët gjërat u komplikuan në minutën e 29-të, kur nga loja direkt me karton të kuq u përjashtua Ronald Araujo.

Ousmane Dembele (40’) realizoi për të barazuar shifrat, me PSG-në që përmbysen gjithçka në pjesën e dytë.

Vitinha (54’) dhe Kylian Mbappe (61’ penallti, 89’) shënuan golat e fitores dhe të kualifikimit tutje për parisienët.

Paris Saint-Germaini në gjysmëfinale do të takohet me Borussia Dortmundin, që sonte eliminoi Atletico Madridin.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume