Mohamed Faris, siriani i parë që shkoi në hapësirë ​​ka vdekur në moshën 72-vjeçare. Ai dha frymën e fundit në qytetin turk të Gaziantep, ku jetonte në mërgim që nga viti 2012.

Në vitin 1987, Faris u bë hero kombëtar në Siri, si i pari nga vendlindja e tij që mbërriti në hapësirë ​​me sovjetikët. Pastaj dezertoi në Turqi ndërsa vendosi t’i bashkohej revolucionit kundër të njëjtës qeveri të Asadit të cilës i shërbente.

Faris është arab i dytë që shkonte në hapësirë ​​dhe i pari nga Siria. Ai qëndroi në hapësirë ​​për gati 8 ditë. Konkretisht për shtatë ditë, 23 orë e 5 minuta që i ndryshuan jetën, siç e kishte deklaruar.

“Kur e shihni planetin tonë nga Hapësira, nuk kemi më ne dhe ata, nuk ka politikë”, kishte thënë ai.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume