Në Francë kanë mbetur të lënduar 26 persona në një aksident trafiku që përfshiu dy autobusë që transportonin nxënës shkollash, shkruan Bild.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Aksidenti ka ndodhur pasditen e së premtes rreth orës 16:30 në rrugën që lidh portin e Kanalit Anglez me autostradën.

Siç njofton Bild, 141 persona që ishin nxënës të një shkolle të mesme gjermane dhe të një kolegji francez nga departamenti Essonne ishin pjesë e udhëtimit, prej tyre 26 u lënduan.

Siç ka deklaruar policia atje, një person ka mbetur i lënduar rëndë por që është jashtë rrezikut për jetë.

Shkaqet e aksidentit nuk dihen akoma.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com