Armend Xhoxhaj është rikthyer në ring në ‘Kia Metropol Arena’ në Nurenberg, ku boksoi përballë boksierit turk Huseyin Cinkara.

Por, meçi nuk zgjati më shumë se dy raunde, me Xhoxhajn që u mund.

Cinkara ishte shumë më i përgatitur dhe qysh në raundin e parë tregoi se ishte më dominant përballë Xhoxhajt me disa grushte të njëpasnjëshme.

Turko-gjermani vazhdoi dominimin, por ishte ekipi i Xhoxhajt, Jurgen Brahmer që reagoi shpejtë duke hedhur peshqirin për ta dorëzuar luftën.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume