Një aksident tragjik në mes të një motoçiklete dhe veture la të vdekur dy persona, të dielën në Shirokë të Suharekës.

Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit në një prononcim për Gazetën Express ka dhënë informacione për viktimat.

Bëhet fjalë për P.G i lindur në vitin 2004 dhe B.H i lindur në vitin 1993. Viktimat janë nga Prizreni – ata ishinnë motoçikletë.

Më herët, drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Faton Aliu, ka treguar se shoferi i veturës pasi mori trajtim mjekësor është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Gazeta Express

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume