Ambasadori i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Dejvid Gir, sot në X ia uroi fitoren Gordana Siljanovska Davkovës në zgjedhjet e djeshme presidenciale.

“Urime për Gordana Siljanovska Davkovën për zgjedhjen e saj për presidente të Maqedonisë së Veriut. Pres bashkëpunim të ngushtë me të për të ardhmen evropiane të vendit”, shkroi Gir në X.

Sipas rezultateve të fundit të pblikuara në faqen e KSHZ-së, kandidatja e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska-Davkova fitoi 560.170 vota (65,14%), ndërsa kundërkandidati i saj Stevo Pendarovski nga LSDM 251.541 (29,25%).

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume