Këngëtarja Besa Kokëdhima është eliminuar në gjysmëfinale të Eurosong 2024 dhe nuk do të këndojë në finale që do të mbahet të shtunën

Besa u paraqit sonte e dyta me këngën “Titan” por kjo këngë nuk arriti që ta kalojë gjysmëfinalen.

Në finale u kualifikuan 10 shtete për t’ju bashkuar 16 shteteve tjera.

Në gjysmëfinalen e parë u kualifikuan: Serbia, Portugalia, Sllovenia, Ukraina, Lituania, Finlanda, Qipro, Kroacia, Irlanda dhe Luksemburgu.

Ndërkaq në gjysmëfinalen e dytë kaluan: Letonia, Austria, Holanda, Norvegjia, Izraeli, Greqia, Estonia, Zvicra, Gjeorgjia dhe Armenia.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume