Një makinë elektrike “BMW i5” doli nga linja e montimit në Shenyang të Kinës verilindore, kryeqendra e provincës Liaoning, duke shënuar makinën e 6 miliontë të prodhuar nga sipërmarrja e përbashkët e “BMW Group” në Kinë, “BMW Brilliance Automotive” (BBA).

Kjo erdhi vetëm 15 muaj pasi u prodhua makina e 5 miliontë e sipërmarrjes së përbashkët.


foto nga Xinhua

Prodhuesi gjerman i makinave njoftoi në prill një investim shtesë prej 20 miliardë juanë (rreth 2.8 miliardë dollarë amerikanë) në bazën e prodhimit në Shenyang.


foto nga VCG

Prodhuesi i makinave bëri të ditur se investimi do të përdoret për përmirësimin dhe inovacionin e fabrikës Dadong të BBA-së, e cila u themelua në vitin 2003.

Vitin e kaluar “BMW Group” dorëzoi gjithsej mbi 820.000 automjete BMW dhe MINI në tregun kinez, duke zënë rreth 32 për qind të shitjeve të tij globale. (Irma)

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com